Vet-aksident në Mramor të Prishtinës, dy të lënduar
01

Lexo edheVjosa Osmani në 22 vjetorin e masakrës së Izbicës kërkon drejtësi për Dafinën 6 muajshe

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident.

Lexo edheVjosa Osmani në 22 vjetorin e masakrës së Izbicës kërkon drejtësi për Dafinën 6 muajshe