Veseli: Thaçi e ka kapur LDK’në dhe Vetëvendosjen ‘për hunde’

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur për problemin me numrat në Kuvendin e Kosovës, që ka si pozita, ashtu edhe opozita.
Veseli ka treguar se ka komunikim të mirë me një pjesë të LDK’së.
“Ka një gatishmëri nga një pjesë e LDK’së, ka një racionalitet shumë njerëzor, shumë serioz që ne duhet të ulemi bashkërisht”.
“Konfigurimi i skenës politike në Kosovë dhe Kushtetuta që garanton 20 vendet e rezervuara e bën të vështirë që secili koalicion t’i ketë 2/3 e votave”.
“Manipulime le të bëjnë tek qytetarët, le të improvizojnë. Asnjë individ në Republikën e Kosovës, as presidenti, as kryeministri, as kryetari i Kuvendit, nuk mund të marrë në Republikën tonë Parlamentare asnjë vendim (marrëveshje ndërkombëtare) pa 2/3 e votave”.
“Është total manipulim ideja se Kosovën po e shet dikush, ndonjë individ dhe pastaj e humbëm. Kushtetuta e precizon shumë qartë se duhen 2/3 për çdo vendimmarrje, kjo është e mira e sistemit tonë kushtetues – duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”.
“Duhet t’i ndalim sa më shpejt këto manipulime se jemi duke e dëmtuar vendin tonë dhe në të njëjtën kohë jemi duke e dëmtuar raportin me Bashkësinë Ndërkombëtare”.
Lexo edheJa çfarë moti do të mbaj nesër
“Duhet të dalim me një qëndrim, për të cilin nuk ka nevojë të lodhemi shumë se cili është qëndrimi – e kemi shumë të qartë, ata që e kanë dhënë një pikë djersë dhe një pikë gjak për këtë vend, e dinë se cili duhet të jetë qëndrimi jonë”.
“Shpresoj shumë se do të ketë reflektim. Çdo ditë kam kontakte të intensifikuara, besoj shumë shpejt se do të ketë një reflektim edhe më të madh nga një pjesë e opozitës, të ulemi bashkërisht dhe të dalim nga ky ngërç”, tha Veseli në Zona B të Klan Kosova.
“Një situatë duhet ta kemi parasysh, nuk e di pse e bën presidenti, por për hunde i ka kapur – LDK’ja dhe Vetëvendosja kanë mbetur viktima, presidenti ua gjuan si kocka, ata shkojnë dhe flasin ‘korrigjim i rëndë’, ‘korrigjim i lehtë’”.
“Unë po flas për qëndrim që është shtetëror që duhet ta kemi bashkërisht – nuk mund të kemi qëndrim unë, presidenti një qëndrim, kryeministri një qëndrim sepse atëherë po e humbim kuptimësinë e një shteti pavarur dhe sovran”.
“Kjo opozitë po e dëmton rëndë Kosovën duke menduar se po i mashtron qytetarët dhe në të njëjtën kohë po i materializon pakënaqësitë sociale duke larguar liberalizimin e vizave, që të kemi shpërthim social që ta marrin pushtetin dhe po mendojnë që problemet do t’i zgjidhin për dy ditë – kjo është hipokrizi”.














