back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeVeseli takoi ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Veseli takoi ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Ambasadori Delawie uron Veselin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së.

Qeveria e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjithë hapat e saj të zhvillimit dhe integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli zhvilloi sot takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Greg Delawie. Gjatë takimi ambasadori Delawie i uroi kryetarit Veseli zgjedhjen kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe suksese në përgjegjësitë e reja politike.

Më tutje në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian. Ambasadori Delawie me këtë rast theksoi se kjo është tregues i qartë se institucionet e Kosovës janë duke përmbushur përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve dhe obligimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane.

Delawie shtoi se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjithë hapat e saj të zhvillimit dhe integrimeve evropiane.

Nga ana e tij, kryetari Veseli falënderoi ambasadorin Delawie për urimet e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai si ambasador dhe Uashingtoni japin për vendin tonë në të gjitha drejtimet, duke theksuar se “ Kosova është e sigurt në rrugën e saj, pasi që vazhdon si një storie e përbashkët suksesi e Prishtinës, Uashingtonit dhe Brukselit”.

- Advertisement -

Të Fundit