Kosova ka pësuar humbjen e katërt në ndeshjet kualifikuese për “Eurobasket 2017”, duke u mposhtur 81:91 nga Sllovenia
Për ta përcjell nga afër këtë ndeshje, ishte edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai përmes një postimi ne rrjetet sociale, tha se pavarësisht rezultatit, mbështetja ndaj djelmoshave të Përfaqësueses së Kosovës duhet të vazhdojë.
“Në Mitrovicë sonte bashkë me mijëra simpatizues bëra tifo për përfaqësuesen tonë në basketboll, e cila luajti shumë mirë ndaj Sllovenisë në sallën e sporteve në Mitrovicë. Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë. Forca Kosova!”, ka shkruar veseli në Facebook.
https://gazetafjala.com/veseli-pavaresisht-rezultatit-duhet-ta-mbeshtesim-kosoven-foto/