Rrustem Mustafa bën thirrje për unitet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kush e shfrytëzon këtë çështje, nuk do të ketë sukses

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet e përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë në fazën e Apelit pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë.
Ai tha se pasi ligji “e përmbushi efektin politik dhe shtetëror që na duhej”, duke hapur rrugën përpara, sipas tij, ai tha se ani “mbrojtja e bashkëluftëtarëve tanë kërkon angazhim të vazhdueshëm juridik, diplomatik dhe shtetëror”.
Mustafa tha se votimi në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, zgjedhja e Presidentes dhe thirrjet e përbashkëta “UÇK” ishin dëshmi se “uniteti kombëtar” është i mundur.
“Kjo është një përgjegjësi që tejkalon çdo parti, interes apo kalkulim politik. Na duhen maturi, vendosmëri dhe bashkërendim institucional, në mënyrë që e vërteta të dëgjohet dhe të drejtat e bashkëluftëtarëve tanë të mbrohen me të gjitha mjetet ligjore e diplomatike”.
Në fund, Mustafa pati një ‘paralajmërim’.
“Kushdo që përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje për interesa të ngushta, duhet ta dijë se nuk do të ketë sukses”.
Postimi i plotë:
Uniteti kombëtar, përgjegjësi shtetërore.
Epoka e Re!
Votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, zgjedhja e Presidentes dhe thirrja e përbashkët:
UÇK!

Lexo edheLjubljana -Prishtinë: Udhëtimi i radhës me PrishtinaTickets
UÇK!
UÇK!
dëshmuan se, kur është në pyetje interesi i atdheut, uniteti kombëtar është i mundur dhe i domosdoshëm.
Ligji e përmbushi efektin politik dhe shtetëror që na duhej: bashkoi zërin tonë dhe hapi rrugën përpara. Tani, mbrojtja e bashkëluftëtarëve tanë kërkon angazhim të vazhdueshëm juridik, diplomatik dhe shtetëror.
Kjo është një përgjegjësi që tejkalon çdo parti, interes apo kalkulim politik. Na duhen maturi, vendosmëri dhe bashkërendim institucional, në mënyrë që e vërteta të dëgjohet dhe të drejtat e bashkëluftëtarëve tanë të mbrohen me të gjitha mjetet ligjore e diplomatike.
Lufta çlirimtare është pjesë e historisë dhe e dinjitetit tonë kombëtar. Përballë kësaj përgjegjësie, na bashkon detyrimi ndaj atdheut, ndaj atyre që sakrifikuan dhe ndaj brezave që vijnë.
Kushdo që përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje për interesa të ngushta, duhet ta dijë se nuk do të ketë sukses.
Koha kërkon unitet, seriozitet dhe veprim të përbashkët: me dinjitet, me përgjegjësi dhe deri në fund.












