Prizren: Arrestohet i dyshuari që mashtronte qytetarët me profile të rreme dhe premtime për ndihmë ligjore
dp

Lexo edheMoti sot në Kosovë, pritet ditë me diell dhe vranësira të shpërndara

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se u kishte marrë para personave të ndryshëm në emër të ndihmave sociale, ndërsa në disa raste ishte paraqitur si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve ndihmë për çështje të ndryshme ligjore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes profileve të rreme në rrjete sociale, kishte arrit që të mashtrojë persona të ndryshëm duke u marrë para në formë të ndihmave sociale, në disa raste është paraqitur si person zyrtar dhe ka mashtruar persona duke ju premtuar që mund t’ju ndihmojë në çështje të ndryshme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Lexo edheMoti sot në Kosovë, pritet ditë me diell dhe vranësira të shpërndara