Sonte ndryshon ora

Ora verore përfundon gjatë natës nga e shtuna në të diel, më 25 tetor.
Në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, në orën 02:00. Kjo do të thotë se do të mund të flemë një orë më shumë.
Shumica e telefonave inteligjentë, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera të lidhura me internetin do ta përshtatin orën automatikisht, ndërsa orët që nuk e kanë këtë mundësi duhet të rregullohen në mënyrë manuale.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi heqjen e ndryshimit sezonal të orës, një propozim që më pas u mbështet nga Parlamenti Evropian në vitin 2019, por shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare nëse duhet të miratojnë përgjithmonë orën verore apo atë standarde.

Lexo edheDyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe motrën në Gjakovë, arrestohet një person
Ora verore fillon të dielën e fundit të marsit dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit.












