back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeVeseli: Nuk duhet të jetë askush i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve

Veseli: Nuk duhet të jetë askush i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Nga procesi zgjedhor i zhvilluar dje në tërë territorin e Kosovës,m Partia e Demokratike prej shtatë qendrave më të mëdha në vend, prinë në tri prej tyre, në Prizren, në Mitrovicë dhe Ferizaj.

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi sot se janë të sigurt se do të fitojnë në këto tri komuna në balotazh, me besimin e qytetarëve, për arsye se platforma programore e PDK është e orientuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë fuqizimit të atyre qyteteve.

Ai ka shtuar se askush nuk duhet të jetë i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, sepse Kosova i ka dhënë vulë se nuk ka asnjë hezitim drejtim orientimit të vet perëndimor.

Këto komente Veseli i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u caktua mbledhja e seancës së radhës, e  cila do të mbahet të mërkurën për shqyrtimin e rishikimit të buxhetit 2017.

Veseli: Në tri nga shtatë komunat më të mëdha jemi parti bindshëm përpara

“Kemi pri bukur dukshëm në komunat më të mira të Republikës së Kosovës ose në tri nga shtatë komunat më të mëdha jemi ne  e vetmja parti që jemi fuqishëm përpara, dhe jemi të sigurt se do të fitojmë me besimin e qytetarëve gjithmonë, për arsye se platforma jonë programore është e orientuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë fuqizimit të atyre qyteteve”, deklaroi Veseli.

Me procesin zgjedhor të mbajtur më 22 tetor, kreu i PDK-së tha se ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fituar Kosova.

“Besoj se më datën 22 ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fitua Kosova, kemi quar një sinjal tepër të mirë, në rend të parë në procesin i cili ka qenë jashtëzakonshëm dhe aspekti dytë është orientimi perëndimore. Kosova i ka dhënë vulë se nuk ka asnjë hezitim drejtim orientimit të vet perëndimor. Të gjithë jemi të kënaqur, kush është i pa kënaqur nuk duhet me qenë , ky është vullneti i qytetarëve”, tha Veseli.

Anëtarët tjerë të Kryesisë nuk janë deklaruar për media. Seanca e Kuvendit  do të mbahet në orën 10:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz