back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeVeseli e quan Vetëvendosjen partinë më të korruptuar në Kosovë

Veseli e quan Vetëvendosjen partinë më të korruptuar në Kosovë

Të ngjajshme

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar...

Një person plagoset në Mitrovicë

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje...

Presidentja Osmani e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin...

Goditet një grup i dyshuar për trafik droge në Elbasan, 3 të arrestuar

Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e korruptuar dhe se për këtë e di sigurt.

“Korrupsion ka edhe në partinë time, të cilën do ta çrrënjosi. Por parti më të korruptuar, si në koncept si në çdo gjë, si Vetëvendosje nuk ka. Pasohet nga LDK-ja”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se tash për tash mund të mos ketë dëshmi mirëpo, “kur të ju prishen pak punët, do të ju dalin dëshmitë”.

“Unë jam duke folur publikisht. Edhe Devollin që e përmendin kanë marrë lek prej tyre, euro. Vetëvendosja. Kjo është ta themi spekulim por të jeni të sigurt që ma vonë, kur të ju prishën pak punët, do të ju dalin, kanë me ju dal dëshmitë. Jo vetëm kjo. Shkoni hulumtoni selinë ku e kanë pasur Lëvizja Vetëvendosje, çka i kanë bërë atij, djalit të Agim Malës. Shikoni, vërtetojeni. Shikoni një biznesmeni në Obiliq 180 mijë marka (euro) i kanë marrë, para, me thasë, shantazhimin e biznesit para 2014-s duke i atakuar”, ka thënë ai
në Rubikon të KTV-së.

“Janë realitete të plota”, theksoi ai.

“Veç një e kam. Mund të gaboj në atë që nuk e di, po kur e di, flas të vërtetën. E di saktë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz