Është këngëtar, politikan dhe humanist. Labinot Tahiri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njihet për aksione humanitare gjithandej vendit. Ai shkon në familjet ku kanë nevojë dhe gjithçka çfarë ndodh aty e filmon dhe e publikon.
Kjo mënyrë e të bërit humanistin është kritikuar shpesh nga publiku kosovar, duke e quajtur Labin edhe si profiter politik pasi që tërë këtë e bën për famë dhe vota.

Shfaqja në publik e familjeve skamnore nga Tahiri, ku aty shihen fëmijë e të rritur, sikur e zbeh “njetin” e mirë që mund ta ketë ai, shkruan Ballkani.info.

E duket se është pikërisht humanizmi publik i Labit që i ka nxitur “Stupcat” që në skeçin e fundit ta paraqesin realitetin e disave që ndihmojnë e pas vetit iu shkojnë kamerat.
















