BallinaLajmeVeseli e pranon që s'i shkoi mirë puna me zgjedhje, i gatshëm...

Veseli e pranon që s’i shkoi mirë puna me zgjedhje, i gatshëm të japë llogari në Konventën e PDK’së

Të ngjajshme

Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligë

Almir Kryeziu është zgjedhur “Ylli i Javës” i xhiros...

Rama: 50% e shkollave në Prishtinë kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni...

Ambasada gjermane: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar se nuk i ka shkuar puna mirë me zgjedhjet e mbajtura në vend sivjet. Ai ka thënë se për këtë është i gatshëm të japë llogari, në Konventën e PDK’së.

“Vendimmarrja, e cila ka qenë për zgjedhjet e qershorit, nuk ka qenë egoiste. Ndoshta mungesa e egos karrieriste time e ka dëmtuar partinë”, është shprehur Veseli, gjatë një interviste në “Rubikon” të KTV’së.

“Këtë e pranoj si fakt”, ka pohuar numri një i PDK’së, që bashkëqeveris vendin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën për Kosovën dhe dhjetëra parti të tjera. “Për këtë jam përgjegjës”, është shprehur ai.

“Ka qenë tërësisht një veprim i cili ka synuar t’i shërbejë vendit. Jo një partie, jo një qëllimi me çdo kusht të jesh në pushtet”, ka theksuar Veseli.

Ai ka folur edhe për zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij nga kreu i PDK’së. Veseli ka thënë se pas zgjedhjeve, PDK ndodhet në një “periudhë të reflektimit”.

“Do ta kemi Konventën zgjedhore. Kemi filluar me një konventë të hapur… Ka filluar nga data 20 nëntor. Tash shkon procesi i zgjedhjeve, nga seksionet deri te kryetari i Partisë”, ka treguar Veseli.

Ai ka thënë se pret që për kryetarin e partisë të vendoset në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Në konventë nuk ka dorëheqje, ka zgjedhje”, është shprehur Veseli. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz