Veseli: Do t’i pastrojmë listat e veteranëve që askush mos të abuzojë me emrin e shenjtë UÇK
BILLI

Lexo edheJakup Nura mbledh në konakun e tij Kadri Veselin e Sami Lushtakun, në përkrahje të Fadil Nurës (FOTO)

Veseli tha se ë qeverinë e re që do ta udhëheqë nuk do e lejojë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.
Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.


Lexo edheJakup Nura mbledh në konakun e tij Kadri Veselin e Sami Lushtakun, në përkrahje të Fadil Nurës (FOTO)