BallinaLajmeVëllai i Agim Veliut fyen Vjosa Osmanin, pse kjo e fundit e...

Vëllai i Agim Veliut fyen Vjosa Osmanin, pse kjo e fundit e takoi ambasadorin Walker!

Të ngjajshme

Juventusi hedh sytë te Lewandowski

Gjigantët e Torinos, Juventus, i kanë vënë syrin sulmuesit...

Lani bananet para se t’i konsumoni

Me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Ndaj një takimi që kandidatja e Lidhjes Demorkatike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani kishte me ish- ambasadorin e OSBE-së, Wiliam Walker, ka reaguar vëllai i kryetarit të Podujevës, Sami Veliu, shkruan Gazeta Blic.

Ai në këtë reagim madje e ka fyer deputeteb Osmani.

Sipas tij, problemet që po i krijojnë të rinjtë, po i zgjidhin “pleqtë”, raporton Gazeta Blic.

“Për vizitën e Walkerit në LDK! Gjithëherë ka qenë kështu, kur të rinjet banin probleme (rragja) u dashke pleqt me u marë me ta. Gjithëherë kanë thanë hajde ta pleqnojmë këtë punë, e qesim në pleqni, në prehën të burrave e nuk thanë hajde ta ” rinojmë” këtë apo atë punë.!”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

Ndërkohë, Vjosa Osmani e Agim Veliu janë përplasur disa herë edhe nëpër mbledhje të partisë, por edhe publikisht për çështje të ndeyshme.Përplasjet e fundit kishin të bënin në lidhje ne koalicionin me Vetëvendosjen.

Derisa Vjosa Osmani ishte kategorik për një koalicion me VV-në, Agim Veliu kishte mendim kundër.Ndryshe, kohë më parë edhe vëllai i nënkryetarit tjetër të LDK-së, Lutfi Hazirit e kishte sulmuar Vjosa Osmanin.

Amir Haziri, vëllai i Lufti Haziri, ka provuar të bëjë humor në llogari të kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit dhe tentimit të Lëvizjës Vetëvendosje për ta formuar një qeveri me LDK’në.

Haziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kur LVV shkon të LDK’ja për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm, Vjosa Osmani i thotë se nuk janë burrat e partisë aty e s’mund të flasë.

“Sa herë të shkojnë kta të VV-së te LDK-ja me folë për koalicion, po del Vjosa e po u thotë hajdeni më vonë se nuk janë burrat në shpi”, thuhet në postimin e Amir Hazirit në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz