BallinaShqiptareVelipoja sytë kah Kosova, këto janë pamjet nga bregdeti shqiptar

Velipoja sytë kah Kosova, këto janë pamjet nga bregdeti shqiptar

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Velipoja e boshatisur, me sytë nga hapja e kufirit me Kosovën.

Për vite me radhë plazhi i Velipojës ka qenë nga më të frekuentuarit në Shqipëri dhe ka një vijë bregdetare prej 14,5 km me rërë kurative dhe det të pastër. Por për dallim nga vitet tjera kur në këtë kohë veçse shkonin vizitorët e parë, këtë vit është i boshatisur.

Administratori i Velipojës, Altin Kaçi tha për Report Tv se mbyllja e kufijve veçanërisht me Kosovën ka sjellë një dëm të madh ekonomik për turizmin në Velipojë.

“Rreth 80% e rezervimeve janë anuluar, një 20 për qind nuk janë konfirmuar as ata”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Lekë Marku që ka një restorant në Velipojë kërkoi që qeveria të marrë sa më shpejt vendimin për të hapur plazhin.

Ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet masave të reja për distancimin social dhe higjienën.

“Ne edhe tani prisnim që qeveria të vinte në lëvizje gjykimin e saj që kësaj jave të lironte hapjen e sezonit në Velipojë, duke respektuar kushtet e vendosura. Nuk ka rezervime siç ka pasur në vitet e tjera”, tha Marku.

Ndryshe, pushuesit në plazhin e Velipojës janë më së shumti nga Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz