Vedat Muriqi ia dedikon golin ndaj Basaksehirit një miku që i vdiq nga tërmeti në Turqi: Ai po më priste mua, kjo ishte vërtetë e dhimbshme
BILLI

Lexo edheLajm i keq për Drenicën, Arsen Sykaj do të operohet për shkak të një lëndimi

Fenerbahce ka arritur të fitojë derbin e javës së 19-të në Superligën e Turqisë ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0.
Njëri nga më meritorët në këtë fitore të kryeqytetasve padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e dytë dhe të sigurisë.
Ky gol i yllit prizrenas ka rëndësi të veçantë pasi ka thënë se ia dedikon një miku Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit që ndodhi të premten mbrëmë në Turqi.
“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes.
“Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit”.
“Kjo ishte vërtetë e dhimbshme”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.

Lexo edheLajm i keq për Drenicën, Arsen Sykaj do të operohet për shkak të një lëndimi
Ndryshe, ky ishte goli i 12-të për prizrenasin në Superligën e Turqisë, ndërsa është vetëm dy gola larg pozitës së para të golashënuesve. /Telegrafi/
😢#VedatMuriqi: "Golümü, galibiyeti depremde vefat eden Miraç Can Dişçi'ye armağan ediyorum. Beni Malatya maçına bekliyordu, mesaj atmıştı. Bugün maça giderken komşusu mesaj attı, kardeşimiz depremde hayatını kaybetmiş. Bu çok acı bir olay. Biz büyük bir ülkeyiz, toparlayacağız." https://t.co/lajjdTtkBF pic.twitter.com/thsy0toRXC
— SPORBORD (@sporbord) January 25, 2020