Vdes personi që po trajtohej në QKUK, prokurori urdhëron obduksionin
dp

Lexo edheBalje: Mes meje dhe VV-së nuk ka besim, qëndrimet e mia nuk kanë ndryshuar

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa më 5 gusht 2026 është konfirmuar vdekja e saj nga mjeku.
“Lidhur me rastin është raportuar se viktima e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së, më 05.08.2026 ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edheBalje: Mes meje dhe VV-së nuk ka besim, qëndrimet e mia nuk kanë ndryshuar