Vdes nëna e ish-Kryeministrit të Kosovës
Ka vdekur në moshën 94 vjeçare nëna e Bajram Kosumit.
Shaha Krasniqi-Kosumi ishte e lindur më 1926.
Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka njoftuar se nëna e tij asnjëherë s’u dorëzua përballë sfidave dhe vuajtjeve nga regjimi serb.
“Ajo na rriti e na edukoj, dy vajza e pese djem, vuajti nga ndjekjet, burgimet e lufterat shqiptare, po kurre nuk u dorezua dhe gjithmone na motivoi per liri.Pusho tash e qete Nana ime!”, ka shkruar Kosumi në një njoftim në FB.
Varrimi behet ne oren 15 ne Koretin, Kamenice.

Lexo edheBëhuni gati, Tahirsylaj paralajmëron temperatura ekstreme
Bajram Kosumi aktualisht është rektor i Universitetit të Gjilanit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.
Më herët ka qenë Kryeministër për një kohë para shpalljes së pavarësisë. Kosumi ishte në mesin e drejtuesve të demonstratave të vitit 1981 kundër Jugosllavisë. Ishte dënuar me nga 15 vjet burgim.


