Vdes këngëtari i njohur

Këngëtari amerikan, Eddie Money, i cili kishte shënuar suksese në skenën e muzikës së viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta me këngët “Two tickets to paradise” dhe “Take me home tonight”, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.
Ai ishte autor i 11 albumeve muzikore dhe i kishte shitur rreth 30 milionë kopje gjatë karrierës së gjatë prej katër dekadash.
“Me zemër të rënduar i themi lamtumirë bashkëshortit dhe babait tonë të dashur. Është shumë vështirë ta paramendojmë botën tonë pa të. Sidoqoftë, ai do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.
Eddie Money, i cili fillimisht quhej Edward Joseph Mahoney, u lind në Brooklyn të Nju Jorkut në vitin 1949. Ai e realizoi albumin e parë në vitin 1977. Ky album ishte shitur në më shumë se dy milionë kopje.

Lexo edheKëngë për Halil Kastratin. Do iu mbushën sytë me lot!
Kënga “Take me home tonight”, e cila në fakt ishte një duet me Ronnie Spector, ishte një ndër sukseset më të mëdha të këngëtarit, duke e renditur atë në vendin e katërt në Shtetet e Bashkuara.
Ai kishte treguar më 24 gusht se vuante nga kanceri i ezofagut. Këngëtari i ka lënë pas vetes gruan dhe pesë fëmijët, shkruan “BBC”.















