back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaShowBizVdekja misterioze e aktorit të njohur kinez, autoritetet hetojnë disa pista, përfshirë...

Vdekja misterioze e aktorit të njohur kinez, autoritetet hetojnë disa pista, përfshirë një akt kriminal

Të ngjajshme

PDK paralajmëron konferencë për media nesër, arsyeja nuk është bërë e ditur

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ditën e...

Jose Mourinho e nis me fitore te Benfica, dhuron “show” me disa gjeste

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore ndaj AVS me...

Rubin: Do të tmerrohesha po ta dënonin Hashim Thaçin

Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka folur pas dëshmisë së...

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur kinez Yu Menglong, i cili është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve të para nga mediat kineze, trupi i aktorit është gjetur në banesën e tij në Pekin, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se po hetojnë disa pista të mundshme, përfshirë mbidozën, vetëvrasjen dhe një incident të mundshëm kriminal.

Familjarët dhe miqtë më të afërt janë marrë në pyetje, ndërsa kamerat e sigurisë përreth banesës janë sekuestruar nga policia. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkakun e vdekjes, ndërsa trupi i tij është dërguar për autopsi.

Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga momenti i ngjarjes, ku aktori shihet duke u torturuar teksa bërtet nga dhimbja.

Yu Menglong, 36 vjeç, ishte bërë i njohur për publikun ndërkombëtar për rolin e tij në dramën “Dashuria e madhe pas vdekjes”, ku portretizoi një histori të ndërlikuar dashurie dhe humbjeje. Ironikisht, roli i tij më i spikatur kishte si temë pikërisht jetën pas vdekjes, një fakt që fansat kanë përmendur me dhimbje në rrjetet sociale pas lajmit tragjik.

Ndërkohë, studioja filmike me të cilën Yu kishte bashkëpunuar së fundmi ka shprehur ngushëllimet dhe ka kërkuar mospërhapjen e spekulimeve derisa të konfirmohen të dhënat nga autoritetet zyrtare.

 Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur industrinë e filmit në Kinë dhe më gjerë, duke rikthyer vëmendjen mbi shëndetin mendor të artistëve dhe presionin e madh publik që përballin.

Hetimet janë në vijim, ndërsa publiku dhe fansat presin me ankth rezultatet përfundimtare të autopsisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz