Vdekja e themeluesit të CNN, Trump: Më i madhi i të gjitha kohërave, pronarët e rinj e shkatërruan “bebën” e tij
dp

Lexo edheZemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vdekjen e themeluesit të CNN’it, Ted Turner, duke e cilësuar atë si njërin ‘’nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave’’.
Trump, në postimin e tij ka thënë se Turner u trondit pas shitjes së CNN-it, pasi që pronarët e rinj e shkatërruan atë.
‘’Ted Turner, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, sapo vdiq. Ai themeloi CNN, e shiti atë dhe u trondit personalisht nga marrëveshja, sepse pronarët e rinj e morën CNN-in, “foshnjën” e tij, dhe e shkatërruan. Ajo u bë “woke” dhe gjithçka që ai nuk përfaqësonte. Ndoshta blerësit e rinj, njerëz të mrekullueshëm, do të jenë në gjendje ta rikthejnë në besueshmërinë dhe lavdinë e mëparshme. Megjithatë, ai ishte një nga më të mëdhenjtë në historinë e transmetimit dhe një mik i imi. Sa herë që kisha nevojë për të, ai ishte aty, gjithmonë i gatshëm të luftonte për një kauzë të mirë! Presidenti DONALD J. TRUMP’’, ka shkruar ai.


Lexo edheZemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj