Vdekja e të riut në lumin Lepenc, policia: Nuk pati shenja dhune

IndeksOnline raportoi sot për një tragjedi në lumin Lepenc, ku fatkeqësisht humbi jetën një i ri.
Burimet pohuan se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar te ngjarja.
Të njëjtat burime thonë se i riu është nga familja Topojani.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më 12.08.2026, në fshatin Dërmjak, Komuna e Hanit të Elezit, në vendin e quajtur “Skollovc”, është gjetur një person pa shenja jete në një lumë.
Njësitë e Hetimeve Rajonale dhe Forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet emergjente kanë nxjerrë trupin nga uji. Mjeku kujdestar i QKMF-së në Han të Elezit ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 34-vjeçar, shtetas i Kosovës” tha Veseli për IndeksOnline.

Lexo edhe“Probleme teknike” KEK-u njofton ndalimin e Njësisë A4
Ai bëri me dije se, nga ekzaminimet fillestaren nuk janë vërejtur shenja të dukshme të lëndimeve.
“Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML në Prishtinë për autopsi dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore” përfundoi Veseli.














