BallinaRegjionaleVazhdojnë reagimet, edhe ky ish-luftëtar i UÇK-së nga Drenica përfundon në listën...

Vazhdojnë reagimet, edhe ky ish-luftëtar i UÇK-së nga Drenica përfundon në listën mashtruese të prokurorisë (FOTO)

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Vazhdojnë reagimet e ish-luftëtarëve të UÇKsë  për listën mashtruese me veteran sipas prokurorisë së Kosovës.

Emrat e luftëtarëve të lirisë kanë përfunduar në listën e lartëcekur.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me Ismet Dakollin nga Rezalla e Skenderajt.

Ai ka thënë se është nga luftëtarët e parë që iu është bashkuar UÇKsë në fshatin e tij, dhe ndihet i ofenduar nga prokuroria me publikimin e kësaj liste.

“Kërkoj nga prokuroria që ta korrigjojë listen dhe të mos e njollos emrin tim dhe të shumë bashkëluftëtarëve të mi”, ka thënë Dakolli për Drenicapress.info

Në aktakuzën e veteranëve mashtrues gjendet edhe një banor i Marinës të Skenderajt.

Ish-luftëtari i UÇKsë, Ali Kelmendi, nga Marina e Skënderajt ka përfunduar në listën e mashtruese të prokurisë e përpiluar nga prokurori Elez Blakaj.

Deni Kelmendi, djali i axhës së Aliut, ka thënë për Drenicapress, se Aliu ishte kyqur në radhët e UÇKsë shumë herët dhe është i befasuar kur ka gjetur emrin e familjarit të tij në listën mashtruese!

“Si mund të hiqet nga lista një veteran i luftës si Ali Kelendi, i cili ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës”, ka shkruar Kelmendi në adresë të Drenicapressit.

Aktakuza e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj me mijëra veteranë të rrejshëm, po fillon të zbardhet.

Të premten Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të gjithë pjesëtar të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.

Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari./Drenicapress.info

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz