BallinaRegjionaleDrenasMe një letër nga burgu, Sylejman Selimi i del kundër protestës për...

Me një letër nga burgu, Sylejman Selimi i del kundër protestës për lirimin e tij

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Ish-komandanti i UÇK-së Syleman Selimi dhe Jahir Demaku, janë deklaruar kundër mbajtjes së protestës të paralajmëruar nga një grup qytetarësh, për datën 19 shtator para Pallatit të Drejtësisë, për lirimin e tyre.

Selimi dhe Demaku, përmes një letre të siguruar nga “Gazeta Blic” kanë shprehur pikëpamjet e tyre karshi kësaj proteste, të cilën e cilësuan si mjet jo nevojshëm për lirimin e tyre.

“Pas paralajmërimit në media për organizimin e një proteste me datën 19 të tkëtij muaji ora 12 para Pallatit të Drejtësisë falenderojmë të gjithë ata që shprehen mbështetje me të drejtën tonë, e kuptojmë edhe shqetësiin real të tyre dhe gatishmërinë për kontribut në sensibilizim të opinonit.

Ne jemi duke u mbajtur në burgun e Dubravës padrejtësisht pa kurrfar baze ligjore. Kjo tani më është e qartë edhe nga vendimet e gjykatave kompetente të cilat kanë anuluar vendimet e gjykatave paraprake në rastin e njohur në opinon si Drenica 1 dhe 2.Ne nuk i shohim protestat si të nevojshme dhe as si mënyrë e duhur për këtë rast e në këto rrethana.Ne presim nga organet e drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin dhe në respektim të drejtës sonë si qytetar të dinitetshëm të këtij vendi. Me respekt Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku16/09/2018”, thuhet në letrën e Selimit dhe Demakut.

Letra e plotë ndodhet më poshtë:

Në anën tjetër organizatorët kanë thënë se motoja e protestës është “Duam Drejtësi për Çlirimtarët”.Një grup i qytetarëve kanë vendosur të kërkojnë lirimin përmes protestave të Sylejman Selimi, i dënuar për krime lufte me 8 vjet burgim.

Protesta do të mbahet të mërkurën në orën 12 te Pallati i Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës, aty ku janë shumica e institucioneve të drejtësisë, përfshirë gjykata e prokurori.“Ju njoftojmë se me datën 19.09.2018 dite e merkure nga ora 12:00, do të mbahet Protestë Paqësore në Prishtinë, para Pallatit te Drejtësisë duke kërkuar Lirimin e menjehershem nga Burgu për Çlirimtaret tonë Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimin,Kolonel Jahir Demaku dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre qe po mbahen padrejtësisht në burgjet e Kosovës pa kurrfarë Baze Ligjore”, thuhet në njoftim.

Protestën e organizojnë një grup i njerëzve që thonë se i mbrojnë çlirimtarët.“Keshilli organizativ për të Drejta të Çlirimtarve. –Motoja e protestës Duam Drejtësi për Çlirimtarët!”, thuhet më tej në njoftim.

Kujtojmë, se Sylejman Selimi bashkë edhe me disa ish-luftëtarë tjerë të UÇK-së, ishin dënuar në një proces të gjatë i njohur si “Drenica 2”.Ish-shefi i UÇK-së në kohën kur është ballafaquar me akuza për krime lufte ka mbajtur pozitën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz