BallinaLajmeValon Murati reagon pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës, kritikon...

Valon Murati reagon pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës, kritikon institucionet

Të ngjajshme

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prishtinë.

Sipas tij pasiguria në punë për punëtorët është bërë shumë shqetësuese.

“Pasiguria në punë për punëtorët është bërë më shumë se shqetësuese, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë. Vdekja e sotme e 45 vjeçarit dëshmon për këtë gjendje”, ka shkruar Murati në Facebook.

I pari i Lëvizjes për Bashkim pati kritika edhe për reagimin jo adekuat të institucioneve.

“Njësoj shqetësuese është reagimi jo adekuat i institucioneve të shtetit në zbatimin e ligjeve që garantojnë sigurinë në punë të punëtorëve. Sidomos kur ta kemi parasysh numrin shqetësues të vdekjeve në punë këtë vit. Sundimi i ligjit është jetik për një shoqëri. Duhet bërë presion i gjithmbarshëm shoqëror mbi institucionet tona në zbatimin e ligjeve në të gjitha fushat, në këtë rast të atyre që kanë të bëjnë me sigurinë në punë”, ka shkruar më tej ai.

Në fund, Murati i ka shprehur ngushëllime familjes së punëtorit i cili sot humbi jetën në vendin e tij të punës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz