Vajza e Jakup Krasniqit me postim prekës: Babi, zëri yt i fuqishëm në Hagë dridhi tokën shqiptare
BILLI

Lexo edheKadri Veseli sot paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale

Krasniqi ka thënë se është tepër i mllefosur dhe në atë seancë gjendet pa të drejtë.Ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.
Vajza e tij Gresa ka bërë një postim prekës pas paraqitjes së parë të babait të saj para Tribunalit Special.Ajo ndër të tjera ka thënë se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.
“Babi,
Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot.

Lexo edheKadri Veseli sot paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale
Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar.
Të presim babi dhe të duam shumë!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.