back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeUshtarët e Kosovës do të dislokohen në Irak e Afganistan

Ushtarët e Kosovës do të dislokohen në Irak e Afganistan

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Komandanti i FSK-së, gjenrallejtnant, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se me 2021, Ushtria e Kosovës për herë të parë do të jetë në mision ushtarak bashkë me ushtrinë amerikane.

Ai ka theksuar se një kompani e Ushtrisë së Kosovës, do të jetë në mision qoftë në Irak apo Afganistan, dhe kjo do të jetë një arritur e madhe e Ushtrisë së Kosovës.

“E them me bindje të plotë që ushtarët e Kosovës, bashkë me Gardën Nacionale të Ajovës, do të jenë në këto vende për misione ushtarake”, ka deklaruar Rama në RTK.

Sa u përket ankesave që ka pasur parregullsi në konkursin për kadetë të ushtrisë, ai ka thënë se gjithçka ka qenë në monitoruar me kamera dhe secili që është ankuar e ka parë testin dhe gjithçka që ka ndodhur në atë periudhë.

Komandanti i FSK-së ka theksuar se dekretimi i strukturës ushtarake nga presidenti është faza e parë e ndryshimeve strukturore që parashihen me ligj.

Sa i përket debatit për veriun e vendit, Rama ka thënë se nëse merret një urdhër ata janë të gatshëm t’i përgjigjen aty pavarësisht se për ku bëhet fjale, sepse ushtria e ka obligim ta mbrojë vendin.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n dhe partnerët strategjikë po rritet.

Bashkëpunimi me NATO-n dhe partnerët strategjikë vetëm është rritur. Kemi aq shumë përkrahje dhe aq shumë oferta sa nganjëherë nuk kemi kënd ta dërgojmë. Jemi në proces të disa kontratave dhe është sigurt që do të kemi armatim të sofistikuar siç e kanë vendet e NATO-s”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz