Ushtarët amerikanë e ruajnë Kosovën edhe nga zjarret, Departamenti i Mbrojtjes tregon si e shpëtuan një Manastir
dp

Lexo edheZbrazja e fshatrave shqetësuese, dhjetëra vendbanime pa asnjë banorë

Ushtarët amerikanë po kujdesen që ta ndihmojnë Kosovën edhe në luftën kundër zjarreve, që përgjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.
Trupat amerikane nga Garda e Kentucky kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve, të cilat kanë cenuar mes tjerash edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Bëhet fjalë për Manastrin e Deviçit i cili ndodhet në Skënderaj. Për këtë ndihmesë të ushtrisë amerikane ka shkruar edhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në faqen zyrtare në “X”, shkruan Gazeta Express.
“Kur zjarret kërcënuan Manastirin e Deviçit në Kosovë, Garda e Kentakit, Task Forca e Aviacionit u vendos në aksion. Falë reagimit të tyre të shpejt, manastiri u ruajt”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit./Express/

Lexo edheZbrazja e fshatrave shqetësuese, dhjetëra vendbanime pa asnjë banorë

When wildfires threatened the Dević Monastery in Kosovo, the @kentuckyguard’s Task Force Aviation sprang into action. Thanks to their swift response, the monastery was saved!
Read more below. 👇https://t.co/tUEyS70soX— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) July 17, 2025