BallinaLajmeUshtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që nga 24 janari i është bashkuar vendeve partnere të NATO-s, në ushtrimin fushor “KFOR 36”, që po realizohet në JMRC Hohenfels të Gjermanisë.

FSK në ushtrim është duke ofruar mbështetje reale mjekësore për të gjitha ushtritë pjesëmarrëse, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin mjekësor të ushtrisë amerikane.

Në njoftim thuhet se FSK-ja po ashtu është duke marrë pjesë në trajnime të fushave specialistike, si dhe është përfshirë në skenarët e ushtrimit “KFOR 36”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale.

“Gjatë kësaj kohe, janë duke realizuar trajnime dhe duke ofruar ligjërata në fushën e mjekësisë në bashkëpunim me personelin e ushtrisë amerikane  për pjesëmarrësit e  ushtrive partnere në ushtrim. Ligjëratat janë të fokusuara në temat: Prezantimi i PSO ROL 1 (Nivelin bazë të mbështetjes mjekësore në operacione ushtarake), Evakuimi mjekësor, Combat Life Saver (CLS), Shëndeti mendor, Menaxhimi i lëndimeve dhe qepja e plagëve (sutura), Menaxhimi i traumave të kokës, Marrja e mostrave të gjakut për laborator emergjent dhe vendosja e vijës venoze.

Ushtarakët tanë po tregojnë disiplinë, profesionalizëm, ndërveprueshmëri me partnerët për të shërbyer paqes dhe sigurisë globale” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz