Një ditë para aktgjykimit, Veselit dhe Krasniqit u vazhdohet paraburgimi
dp

Lexo edheHaziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për Presidentin, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Siç raportohet nga Haga se gjyqtari Charles Smith ka vendosur që paraburgimi i Veselit dhe Krasniqit të vazhdohet edhe për dy muaj, transmeton lajmi.net.
“Për shkak të afateve, konfirmojmë lajmin e fundit se vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues për Thaçin e të tjerët, Charles Smith ka vendosur t’ua vazhdojë edhe dy muaj paraburgimin Veselit dhe Krasniqit”, ka raportuar Klankosova.
Bëhet e ditur se për momentin nuk dihet nëse do të ketë një vendim të ngjashëm edhe për dy të akuzuarit e tjerë. Nuk ka afate të tjera për të mësuar se a ka një vendim të radhës edhe për dyshen tjetër./lajmi.net/

Lexo edheHaziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për Presidentin, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese