Jusuf Ulaj ka reaguar ndaj konferencës së PDK’s, e mbajtur sot, ku Komuna e Prishtinës akuzohet për tenderë të dyshimtë, në mesin e të cilëve përmendet edhe Jusuf Ulaj.
Përgjigje Ulaj i jep në veçanti anëtares së re të PDK’s, Arbana Xharra, të cilën e quan të paftyrë.
Qe postimi i plotë i Jusuf Ulajt:
“Sot Arbana Xharra, pas Berat Buzhalës paska lakuar emrin tim për kinse kurdisje dhe dhënje tenderash në komunën e Prishtinës. Çfarë paftyrësije! Të përziejsh emrin tim me tendera publik që fitojnë kompanitë private është shpifje e ulët dhe nuk i beson askush. Të gjithë ata që më njohin, duke përfshirë edhe Shemsi Veseli, që ishte bashkë me të në konferencë për media, e dijnë qëndrimin tim ndaj korrupsionit dhe hajnisë. Zaten, kjo ishte edhe njëra nga arsyet që unë u angazhova ne LVV. Arbana më bën baba të Arber Ulaj, shpifje për të cilën shoku i saj Berat Buzhala ka kërkuar falje publike. Barrën që merr Arbana Xharra për të ndihmuar klanin Pronto, duke shpifur dhe njollosur emrin tim, do t’i shpërblehet me aktakuzë në një gjykatë e cila shpresoj që së shpejti do të çkapet nga ky pushtet i flliqët”.
E menjiherë mbas tij ka reague Xharra, e cila tha se ka mujt me qenë gabim i saj me emnin e djalit të Ulajt, por fajësoi mediat.
“Ndërsa, për punësimin e Arbër Ulajt si djalë të tij, që mund edhe të mos jetë, kanë shkruar mediat dhe demant zyrtar prej tij nuk gjeta askund”, ka shkrue Xharra.