back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaRegjionaleU varros Edison Abazi që humbi jetën në Llaushë, familja kërkon drejtësi...

U varros Edison Abazi që humbi jetën në Llaushë, familja kërkon drejtësi (Video)

Të ngjajshme

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...

Haradinaj nga Klina: Aleanca po rritet, vizioni ynë është për stabilitet dhe zhvillim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin “në cilëndo studio”

“Në cilëndo studio”, tha Bedri Hamza i Partisë Demokratike...
- Advertisement -

Në Kllodernicë të Skenderajt, sot më dhembje iu dha lamtumira e fundit, Edison Abazit, 25-vjeçarit që humbi jetën dje duke punuar në një kanal në fshatin Llaushë të kësaj komune. Familja pretendon se ai punonte pa asnjë masë sigurie, andaj rastin do ta dërgojnë në gjykatë. Ndërkohë, Inspektorati i Punës ka filluar hetimet dhe ka shtuar inspektimet.

- Advertisement -

Dita e parë e punës së kësaj jave ishte e fundit për Edison Abazin nga fshati Kllodernicë të Skenderajt. Përpjekjet e punëtorëve të tjerë për ta nxjerrë atë nga kanali, ishin të pamundura. Dëshmitarët prapa kamerës dyshojnë se shembja e dheut mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë tërmeti të shkallës së vogël, derisa i ndjeri ishte në kanal rreth 4 metra të thellë.

Familja e Edisonit thotë se do të kërkojë drejtësi deri në fund, për shkak se dyshojnë që familjari i tyre, humbi jetën nga mungesa e sigurisë në punë.”Këtu fajet i ka shteti, jo punëdhënësi sepse punëdhënësi të shkelë edhe në Gjermani e çdo kund. Duhet me kanë shteti me mbajt ligjin me ia shtrëngu punëdhënësit që me mbajtë sigurinë në punë”, ka thënë Bashkim Abazi, xhaxhai i të ndjerit, i cili me vështirësi po i përmbante lotët nga kjo tragjedi që u ka ndodhur në familje.

Ndërkohë, në Inspektoratin e Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, deklarojnë se janë duke hetuar këtë rast. Në përgjigjen për RTK-në, ata paralajmërojnë ndërmarrjen e masave në përputhje me të gjeturat që do të përmblidhen në raport. Gjithashtu, bazuar në rastet e fundit të vdekjeve në vende të punës, inspektimet do të shtohen. Të rikujtojmë se 14 persona e kanë humbur jetën sivjet në vendin e punës, pesë më shumë se sa vitin e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz