BallinaLajmeU tha se e goditi i mituri me veturë, punëtorin e KEDS-it...

U tha se e goditi i mituri me veturë, punëtorin e KEDS-it e mbytën telat e rrymës

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Një punëtor i KEDS-it, me inicialet XH.G.  ka ndërruar jetë të dielën, si pasojë e plagëve të mara në vendin e punës në Shajkovc të Podujevës, derisa ishte duke tërhequr kabllo elektrike për t’i vendosë në shtyllë të cilat e kanë përplasur për tokë.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, njoftoi se A.C përgjegjës i punimeve në KEDS, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, e më pas prokurori kujdestar ka kërkuar paraburgim për të nën dyshimin se i njëjti, ka kryer veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.

Por të dielën, KEDS, në një komunikatë për media, deklaroi se punëtori ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku, ku është goditur nga një veturë.

Të njëjtin version në raportin 24 orësh e dha edhe policia e vendit, ku sipas tyre  viktima është goditur me veturë nga një i mitur i cili ngiste makinën.

Më pas, pas rezultateve të  obduksionit të trupit të pajetë të të ndjerit, e këqyrjes së kamerave të sigurisë të vendosura në zonë, prokuroria ka ndaluar përgjegjësin e punimeve në KEDS, A.C dhe ka ardh në përfundim se punëtori i kompanisë për shpërndarjen e energjisë ka vdekur nga lëndimet e mara nga tërheqja e kabllove të energjisë elektrike.

© SYRI.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz