Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës.
Nisma, e cila tashmë është miratuar në lexim të parë, parasheh disa ndryshime thelbësore në funksionimin dhe juridiksionin e Speciales.
Ndër ndryshimet kryesore që parashihen:
Ngushtimi i juridiksionit të Speciales, duke e lidhur atë me pretendimet specifike të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011;
Ndryshimi i periudhës kohore të juridiksionit, në 1 korrik 1999 – 31 dhjetor 2000;
Kufizimi i juridiksionit territorial në veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës;
Kufizimi i dënimit maksimal me burgim në 15 vjet;
Transferimi tek institucionet e Kosovës i rasteve që, sipas juridiksionit të ri, nuk do të ishin më kompetencë e Dhomave të Specializuara;
Mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me juridiksionin;
Mundësia që të dënuarit t’i vuajnë dënimet në Kosovë;
Mundësia e faljes presidenciale për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.
Projektligji parasheh gjithashtu rishqyrtimin e juridiksionit të rasteve pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve.
“Neni 50 i Ligjit Nr. 05/L-053 ndryshohet si në vijim: “Dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara vuhet në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. Institucioni konkret korrektues caktohet nga autoriteti kompetent i Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e dënimit, kushtet e sigurisë dhe rrethanat individuale të personit të dënuar.“
Kuvendi e miratoi projektligjin në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim. LDK-ja nuk mori pjesë në votim.

Lexo edheKurteshi i VV-së përplaset fizikisht me protestuesit
Ende nuk është e qartë nëse projektligji do të kalojë në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.
https://www.kuvendikosoves.org/shq/projektligjet/projektligji/?draftlaw=652
PLperndryshimineLigjitperDhomateSpecializuaradheZPS_q4zgvtXyDE














