Rrëfim tronditës/ Me dy plumba në trup, ish-ushtari i UÇK-së i rrethuar nga forcat serbe futet tinëz për tu operuar, momenti kur zbulohet nga ata

Në emisonin e pestë n’Demos ka qenë i ftuar, ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Lushi, i cili ishte plagosur nga forcat serbe gjatë luftës.
Lushi ka rrëfyer se si e kishin planifikuar shokët e tij, dërgimin në spital, me qëllim që të mos kuptohej se ai ishte ushtar i UÇK-së.
“Për të më dërguar në spital u përpunu një plan i shpejtë. Spitali i Pejës kontrollohej tërsisht nga forcat serbe, ku kishte shumë të plagosur serbë. Gjasat ishin më shumë që unë të vdisja sesa të shpëtoja. Shokët kishin shkuar në shtëpi e kishin marrë familjen dhe pastaj bëhet një lloj kamuflimi që familjaret e mi të më dërgojnë në spital si një rast civil. Në spital më derguan me një makinë të cilën na i dha i ndjeri Nexhat Dragaj. Kur u futem brenda te porta e spitalit në barelën në të cilën isha unë i vendosur, mbahej nga Afrim Çeku dhe nga axha im Ramiz Lushi, nëna ime ishte pranë tyre. Në pytjen e parë që pyeten se si ishte plagosur, u thanë se e ka shpërthyer kau”, deklaroi Lushi.
Mes rrëfimit të tij emocionues, ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Lushi rrëfen se si e kuptuan forcat serbe që ai bënte pjesë në Ushtrinë Çlirimtare, dhe nuk ishte civil, ashtu siç ishte deklaruar tek ata.

Lexo edheVjen super-kalendari i festave, pushohet 5 të hëna radhazi
“Operimi nuk mund të kryhej pa një fotografim. Në rengen punonte një serb, në momentin kur është kryer fotografimi e ka parë që unë isha i plagosur, sepse dy plumba më kishin mbetë në trup. Dhe aty u kuptua gjithçka.” ka potencuar Lushi.
Ai ndër të tjera ka tregur se pas kryerjës së operimit të tij, u shtuan forcat serbe që e rrethonin spitalin e Pejës.














