Albin Kurti nuk lëviz nga salla e Kuvendit anipse paralajmëroi takim me Bedri Hamzën- zhvillimet e fundit nga Kuvendi

Që prej orës 10:00 kur edhe ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, kryeministri iv endit, Albin Kurti nuk ka lëvizur nga salla.
Ai është ende i pranishëm brenda sallës së Kuvendit, ani pse shumë zyrtarë të tjerë dolën u kthyen e lëvizën shpesh herë.
Kurti nuk u largua nga salla edhe pse paralajmëroi një takim të mundshëm sot me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Madje takimi u paralajmërua të zhvillohej rreth orës 12:30, por kjo nuk ndodhi.
Kurti po vazhdon t’i ndjekë nga afër zhvillimet në seancë ku po trajtohen disa ligje të tjera, transmeton lajmi.net.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot gjatë ditës do të takohet sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Lexo edheDriton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së
Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar seancën rreth orës 12:15, ndërsa teksa po dilnin, u pa një diskutim me tone konfrontuese mes deputetit Përparim Grudës dhe Kurtit.
E tani në seancë është kthyer edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe pjesa më e madhe e deputetëve si nga PDK ashtu edhe nga Aleanca, raporton lajmi.net.
E kërkesa e protestuesve jashtë vazhdon të jetë që Ligji të votohet sot në lexim të dytë dhe siç duket këtu qëndron stagnimi i gjitha zhvillimeve sot në Kuvend./Lajmi.net/













