back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportU tallën kur ai firmosi si trajner, ja çfarë bëjnë tani grekët...

U tallën kur ai firmosi si trajner, ja çfarë bëjnë tani grekët për Besnik Hasin

Të ngjajshme

Shukri Buja: Çdo fëmijë në Lipjan do të mësojë edhe notin

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ...

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij...

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Besnik Hasi shquhet si një njeri që flet pak dhe punon shumë. Këtë gjë po bën edhe te grekët e Olimpiakosit. Trajneri shqiptar e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën zyrtare në krye të kampionëve grekë.

Olimpiakosi ka fituar në transfertë, në Serbi, ndaj Partizanit të Beogradit, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Champions League, me rezultatin 1-3 dhe mediat greke, të cilat nuk e pritën mirë emërimin e gjakovarit në krye të Olimpiakosit, nuk ngurruan të lavdërojnë zgjedhjet tij, si kyçi i suksesit në Beograd.

“Zgjedhjet taktike të Hasit, sollën suksesin në Beograd”, thuhej në faqen sportive greke “sdna.gr”, e cila lavdëronte vendosjen në fushë të ekipit grek dhe mënyrën se si e interpretuan takimin.

“Ekip i vendosur mirë dhe një lojë e fortë në grup”, shkruante një tjetër faqe sportive, ‘sport24.gr’, e cila gjithashtu nxirrte në pah punën e mirë të trajnerit gjakovar.

Me fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme, Olimpiakosi është thuajse i kualifikuar për në fazën “play off”, të Champions League, por objektivi i klubit grek është pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz