back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeU takua me Prattipatin, Kurti tregon për çka biseduan

U takua me Prattipatin, Kurti tregon për çka biseduan

Të ngjajshme

Sa të huajve u refuzohet shtetësia zvicerane në Gjenevë dhe pse?

Gjeneva ka shkallën më të lartë të natyralizimit në...

Ku pritet të vendosen trupat e Forcës për Stabilizimin e Gazës, ku do të marrin pjesë edhe ushtarët nga Kosova?

Komandat i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, gjeneralmajori amerikan, Jasper Jeffer,...

Grenell poston fjalën e presidentit të SHBA- Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua!

Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump...

Lajm i mirë për Kosovën, lëndohet kapiteni i Sllovakisë

Kosova ka marr një lajm të mirë, një muaj...

TV duhet të zgjasë vetëm një sezon

Nga Stranger Things te Killing Eve, duket se shumë...

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar sot të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Rreth takimit ka dalë me një njoftim zyra për media e Kurtit.

“Prattipati e uroi Kryeministrin Kurti për formimin e Qeverisë dhe për mandatin e ri. Diskutuan për raportet bilaterale dhe potencialin e madh të tyre, sidomos në fushën e tregtisë dhe investimeve, por edhe në fusha të tjera si sundimi i ligjit, siguria dhe integrimi euro-atlantik”.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me znj. Prattipati dhe Ambasadën amerikane në Kosovë, si dhe gatishmërinë e plotë të tij dhe të kabinetit të ri qeveritar për të vijuar dhe avancuar këtë bashkëpunim, përfshirë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit, Kurti ndër të tjera, theksoi Kosova dhe qeveria që ai drejton mbeten të përkushtuara ndaj synimeve për integrim në BE dhe NATO, si dhe angazhohen për paqe dhe siguri në rajon dhe aleanca të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz