Fjalimi i Ramës në Bordin e Paqes për çlirimtarët, Çitaku: Ai tregoi me precizitet padrejtësinë e madhe që po i bëhet Kosovës përmes procesit në Hagë
dp

Lexo edheArrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhëresë gjykate i dënuar me pesë vite burgim

Në emisionin “DPT te Fidani”, deputetja tha se fjalimi i kryeministrit shqiptar ishte i jashtëzakonshëm.
Pos tjerash, ajo tha se Rama ka qenë konsistent në thirrjen për drejtësi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
“Edi Rama, kryeministri shqiptar ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe thënë të drejtën kjo që bëri sot është një vazhdimësi. Edi ka qenë konsistent në këtë pikë. Unë kam qenë prezente bashkë me të kur ka qenë në Këshillin e Evropës, dhe ngjashëm pati mbajtur një fjalim jashtëzakonisht përmbajtësor, përmes të cilit pati dekonstruktuar komplet aktakuzën e rreme të Prokurorisë. Dhe sot në një forum të tillë, ku sytë e botës kanë qenë në Washintgon, kryeministri shqiptar e shpjegoi me precizitet padrejtësinë e madhe që po i bëhet Kosovës përmes procesit në Hagë, dhe bëri një lutje që të mos bëhet më keq”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Lexo edheArrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhëresë gjykate i dënuar me pesë vite burgim