BallinaShqiptareU sulmua nga ariu në Kukës, flet vëllai: Të kishte qënë fëmijë,...

U sulmua nga ariu në Kukës, flet vëllai: Të kishte qënë fëmijë, do ta kishte mbytur

Të ngjajshme

Bedri Hamza akuzon Qeverinë se po e provokon Drenicën me Njësi Speciale: Ndalu, Albin!

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

Një ari ka sulmuar dhe ka dëmtuar rëndë një 36-vjeçar. Ai është Shehap Dafku,  punëtor i hidrocentralit nga fshati Brekie. Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, kur Dafku po shkonte në punë.

Nga fshati Brekie i Kukësit, 36-vjeçari që qëndron në shtrat u sulmua nga ariu mëngjesin e kësaj të shtune. Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit, ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur kafsha e egër iu hodh sipër.

Jemin Dafku: “Në të gjithë trupin. Nuk ka pjesë të trupit pa plagë”.

Por duket se ky sulm nuk është nje rast. Banorët e zonës thonë se arinjtë janë kthyer në rrezik për ta.

Isen Dafku: “Përderisa ka sulmuar këtë në moshën më të mirë, fëmijët i mbyt ai”.

36-vjeçari aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Vitin e kaluar  dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë preh e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve./abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz