BallinaSportU rrëzua në fushë dhe nuk u ngrit më, futbollisti kosovar ndahet...

U rrëzua në fushë dhe nuk u ngrit më, futbollisti kosovar ndahet nga jeta në mënyrë tragjike

Të ngjajshme

Gërvalla njofton hapjen e 5 projektligjeve për konsultim publik

Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi...

Po ngarkoni lavastoviljen (pjatalarësen) gabim! Si ta bëni saktë

Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një...

Bilanc i rëndë nga tërmeti në Afganistan, humbin jetën 8 persona

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa një...

U shpall e preferuara e publikut, fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat!

Shpallja e Mimozës si e preferuara ka ndezur tension...

Netanyahu njofton sulme të mëtejshme ndaj Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot sulme të mëtejshme...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin kosovar.

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini ka vdekur sot, ku fillimisht ka humbur ndjenjat pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj KFV Deçanit, dhe pastaj ka ndërruar jetë si pasojë e sulmuit kardiak, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i KFV Barileva, përmes një njoftimi zyrtar.

”Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA – KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën.

Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e pare pas themelimit te skuadres se VETERANVE.

Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njohin.

Liridon, Allahu të shpërbleftë me Xhenet. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh.

JEMI SHUMË TË PIKLKUAR ME KETE RAST TRAGJIK”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz