Rrustem Mustafa: Kosovës i duhet një zgjidhje që na bashkon, jo një situatë që na përçan
dp

Lexo edhePolicia me detaje: 20 zyrtarë të lënduar në protestën e mbrëmshme, sot do të ketë masa të shtuara sigurie

Musafa deklaroi se Qeveria duhet ta sjellë pa vonesë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që deputetët të marrin përgjegjësinë dhe të vendosin përmes mekanizmave demokratikë.
“Kosova nuk ka nevojë për tensione të reja që rëndojnë mbi qytetarët, dëmtojnë shoqërinë dhe cenojnë interesin e shtetit.Protesta dhe përplasja nuk duhet të jenë alternativa e parë. Në momente të tilla kërkohet maturi, përgjegjësi dhe respekt për institucionet”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Ai tha se Kosovës i duhet një zgjidhje që na bashkon, jo një situatë që na përçan.

Lexo edhePolicia me detaje: 20 zyrtarë të lënduar në protestën e mbrëmshme, sot do të ketë masa të shtuara sigurie
“Të dalim nga kjo gjendje me mençuri, përgjegjësi dhe pa dëmtuar të ardhmen tonë”./Lajmi.net/