Haziri: Dje ra perdja e fundit e fytyrës së këtij pushteti, u rrahën pamëshirshëm veteranët e UÇK-së
dp

Lexo edheBedri Hamza: S’e takoj Kurtin, deri sa të aprovohet ligji në lexim të dytë

Në fjalën e tij para protestuesve, Haziri tha se ajo që ndodhi gjatë protestës, sipas tij, zbuloi “fytyrën e vërtetë” të pushtetit.
“Motra e vëllezër, qytetarë të lënduar por të pathyeshëm, qytetarë të qëndresës. Dita e djeshme zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Dje ra edhe perdja e fundit, rinia e këtij vendi hodhi fishekzjarre në shenjë proteste, por përgjigjen që e mori nga shteti ynë ishte shkopi i hekurt i pushtetit”, tha Haziri.
Ai pretendoi se gjatë protestës u lënduan qytetarë dhe u goditën familjarë të dëshmorëve, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër për veprimet policore.

Lexo edheBedri Hamza: S’e takoj Kurtin, deri sa të aprovohet ligji në lexim të dytë
“Me urdhër të Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës, dje u gjakosën sheshet e Prishtinës, u rrahën qytetarët e u goditën familjarët e dëshmorëve, por më e dhimbshmja, turpi më i rëndë që ka parë ndonjëherë faqja e dheut, u rrahën pamëshirshëm veteranët e UÇK-së”, tha ai. /Lajmi.net/