PSG ka marr tre pikë të reja në kampionatin francez, duke forcuar lidershipin.
Skuadra parisiene, sonte shënoi fitore ndaj Toulose, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Dy gola u shënuan nga Ousmane Dembele, në minutat 23′ dhe 33′, derisa golin e sigurisë e shënoi Goncalo Ramos, në 90+2.
Me këtë fitore, PSG kryeson renditjen me 63 pikë, katër më shumë se Lens që renditet në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Toulouse ka 37 pikë dhe renditet në vendin e nëntë./IndeksOnline/