U ndalua për kontroll rutinë, policia arrestohen të dënuarin me 3 vjet burg
dp

Lexo edheEdhe nga Aleanca shkojnë në Kuvend, Tahiri: Nuk po lejohet që mediat të hyjnë brenda, VV-ja po tenton me ble kohë

Patrulla e Njësisë së Trafikut Rajonal, gjatë një pike kontrolli në fshatin Prelez i Jerlive, sot ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore.
Gjatë verifikimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge apo veglave, pajisjeve ose materialeve narkotike”, për të cilën ishte dënuar me 3 vite burgim.
I dyshuari S.I., 31 vjeç është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme.

Lexo edheEdhe nga Aleanca shkojnë në Kuvend, Tahiri: Nuk po lejohet që mediat të hyjnë brenda, VV-ja po tenton me ble kohë
Pas përfundimit të procedurave ligjore, në përputhje me urdhëresën e Gjykatës, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.