BallinaLajmeU.d Presidentja Haxhiu priti Drejtoreshën e QKRMT: Mbështetje e plotë për të...

U.d Presidentja Haxhiu priti Drejtoreshën e QKRMT: Mbështetje e plotë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Të ngjajshme

Maguire e vazhdon kontratën me Man Utd

Manchester United ka konfirmuar se mbrojtësi Harry Maguire ka...

Ka pasur prekje me Selin poshtë krevatit? Miri vë përfundimisht pikat mbi “i”

Rogerti, Edisa dhe Juela e kanë vënë në shënjestër...

Lushaku-Sadriu i reagon Haradinajt: Komunikimi politik duhet të jetë me maturi e respekt

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas debatit...

U.d Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), znj. Feride Rushiti.

Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi znj. Rushiti për angazhimin e saj të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. U.d Presidentja theksoi se kjo punë ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për të mbijetuarit dhe shoqërinë, por edhe për forcimin e drejtësisë dhe dinjitetit në Kosovë.

“E falënderova znj. Rushiti për angazhimin e saj të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, një mision me rëndësi të veçantë, jo vetëm për të mbijetuarit dhe shoqërinë tonë, por edhe për forcimin e drejtësisë dhe dinjitetit në shtetin tonë”, tha Haxhiu.

Ajo gjithashtu e siguroi znj. Rushiti se do të ketë mbështetjen e plotë të saj dhe të institucioneve në çdo përpjekje për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së të mbijetuarve.

Ky takim është një mesazh i qartë i Presidencës për përkushtimin institucional ndaj viktimave dhe mbështetjes së vazhdueshme për të mbijetuarit e dhunës gjatë luftës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz