Twitch po vjen me risi në transmetim
dp

Lexo edheHaxha i lumtur që është ftuar te Kosova: Stërvitjet janë intensive, duhet marrë seriozisht ndeshjet miqësore

Twitch po bëhet gjithnjë e më shumë si TikTok me kalimin e kohës.
Sipas raporteve të reja, Twitch do të ketë mundësinë e transmetimit vertikal të lojërave, ndërsa rezolucioni 2K do të lejojë shikimin, për shembull, të transmetimeve të lojës “League of Legends” në cilësi më të lartë.
Bëhet e ditur se transmetimi në modalitetin portret do ta bëjë më të lehtë shikimin e transmetimeve të lojërave në telefona, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por për fat të mirë, Twitch po prezanton gjithashtu një modalitet të formatit të dyfishtë.

Lexo edheHaxha i lumtur që është ftuar te Kosova: Stërvitjet janë intensive, duhet marrë seriozisht ndeshjet miqësore
Krijuesit mund të transmetojnë njëkohësisht drejtpërdrejt vertikal dhe horizontal, ndërsa shikuesit kanë mundësinë të vendosin se çfarë funksionon më mirë për pajisjen e tyre.
Kompania do të fillojë testimin “në një numër të vogël kanalesh” këtë verë, me këto veçori që do të zgjerohen më vonë këtë vit. /Telegrafi/