back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditHaxha i lumtur që është ftuar te Kosova: Stërvitjet janë intensive, duhet...

Haxha i lumtur që është ftuar te Kosova: Stërvitjet janë intensive, duhet marrë seriozisht ndeshjet miqësore

Të ngjajshme

AUV vendos ndalim për importin e kafshëve dhe produkteve nga Maramures, Rumani

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar sot...

Aeroplani me plot pasagjerë ateron në një plazh (Pamje)

Një aeroplan pasagjerësh Fokker 50 përfundoi në bregdetin e...

Falsifikim i rezultateve të votimit, Policia interviston 14 persona në Gjilan

Policia Rajonale e Hetimeve në Gjilan ka njoftuar se...

MASHT pas incidentit në shkollën “Pavarësia”: Dhuna është e papranueshme -paralajmërohen masa

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka...

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër Armenisë dhe Komoreve.

Florian Haxha, pas stërvitjes u shpreh i lumtur për ftesën e parë nga Kosova dhe tejet i motivuar për ndeshjet e radhës.

“Fillimisht, jam shumë i lumtur për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Tashmë kemi përfunduar stërvitjen e dytë, e cila ishte shumë intensive dhe besoj se nga nesër do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen kundër Armenisë”.

“Si për mua, ashtu edhe për ekipin, është shumë e rëndësishme që t’i marrim seriozisht këto ndeshje dhe të fitojmë, sepse janë përgatitje për kualifikimet e Botërorit”, tha Haxha.

Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor dhe me Komoret më 9 qershor. Të dyja këto ndeshje do të fillojnë në orën 19:00 dhe do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me këto dy miqësore, Kosova synon të përgatitet për ciklin kualifikues të Botërorit, i cili do të fillojë në muajin shtator, teksa Dardanët garojnë në Grupin B, me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz