Turqi: Arrestohen katër anëtarë të tjerë të opozitës
dp

Lexo edheNdeshja lamtumirëse e Lalës me Hannoverin, Sylejmani tregon prapaskenat dhe premtimin që ia dha vetës që të luaj para atyre shikuesve

Policia turke arrestoi sot 30 persona me akuza për korrupsion, përfshirë një ish-ligjvënës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës dhe kryetarët e bashkive të tre distrikteve të Stambollit të drejtuara nga CHP.
Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se arrestimet ishin pjesë e katër hetimeve të ndara për korrupsion që dyshohet se përfshinin Bashkinë e Stambollit.
Kjo përfaqëson valën e pestë të përballjeve ligjore me administratën e Stambollit që nga 19 marsi, kur kryebashkiaku Ekrem Imamoglu u arrestua me akuza për korrupsion.
Arrestimi i Imamoglut, i cili konsiderohet rivali më i madh i Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, shkaktoi demonstrata të mëdha, duke kërkuar lirimin e kryetarit të bashkisë dhe liri më të mëdha demokratike në vend, raporton Reuters.

Lexo edheNdeshja lamtumirëse e Lalës me Hannoverin, Sylejmani tregon prapaskenat dhe premtimin që ia dha vetës që të luaj para atyre shikuesve
Opozita dhe mbështetësit e saj pretendojnë se arrestimi i Imamoglu-t dhe arrestimi i mëvonshëm i dhjetëra të tjerëve nga CHP-ja, ishin të motivuara politikisht.
“Këtë herë grushti i shtetit nuk erdhi me çizme dhe tanke, por me uniforma prokurorësh”, tha kryetari i CHP-së, Ozgur Ozel, para një turme mbështetësish në qytetin veriperëndimor të Duzze-s.