Trump: Takimi Zelensky-Putin do të ndodhë brenda dy-tre muajve
dp

Lexo edheOKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra

Para nisjes, Trump komentoi mbi luftën në Ukrainë dhe përshkroi një afat kohor specifik, megjithëse të pakonfirmuar, për një samit të mundshëm paqeje.
I pyetur nga mediat për një takim midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, në të cilin ai gjithashtu mund të merr pjesë, Trump u përgjigj me besim se “do të ndodhë, dhe brenda dy ose tre muajsh.”
Deklarata vjen ndërsa administrata e tij përqendrohet në një zgjidhje diplomatike të konfliktit, dhe vjen pas kërcënimeve të fundit për sanksione ndaj Rusisë nëse një marrëveshje paqeje nuk arrihet brenda afatit të caktuar, raportojnë mediat amerikane.

Lexo edheOKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra
Trump kohët e fundit ka shprehur zhgënjim me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj qyteteve ukrainase.