BallinaBotëTrump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Të ngjajshme

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimin e naftës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë...

OVL-UÇK i reagon Speciales, kjo është arsyeja

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar ndaj Gjykatës...

MINTI shton masat për mbrojtjen e konsumatorëve, nisin verifikimet intensive të njehsorëve elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka...

Klubet angleze i vihen pas objektivit të Realit për anën defanzive

E ardhmja e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundi, Nico Schlotterbeck,...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar këtë të enjte nga detyra Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, një aleate e ngushtë e tij, e cila ishte kritikuar për mënyrën se si kishte trajtuar dosjet e Epstein.

Sipas CNN, zëvendësprokurori i përgjithshëm Todd Blanche (ish-avokat personal i Trump) do të shërbejë si prokuror i përkohshëm.

Ndërkohë burime të Associated Press thanë se Trump kishte diskutuar privatisht mundësinë e zëvendësimit të Bondi me administratorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Lee Zeldin.

Në këto biseda, presidenti shprehej i pakënaqur me Bondi-n për menaxhimin e dosjeve Epstein dhe pengesat që Departamenti i Drejtësisë kishte hasur në hetimet ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Zeldin, ish-kongresmen republikan nga New York-u që kandidoi pa sukses për guvernator në vitin 2022, është shfaqur si një nga favoritët e Trump-it. Në një aktivitet në shkurt, presidenti e cilësoi atë si “armën tonë sekrete”.

Megjithatë, në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha: “Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi është një person i mrekullueshëm dhe po bën një punë të mirë.”

Shkarkimi i Bondi pritet të hapë debat të ri mbi drejtimin e Departamentit të Drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz